Musai: Kur bllokohet gjysma e Kushtetutës sovrani ngrihet në protesta, koncertet e Ramës për të mbuluar zullumet (VIDEO)

Musai: Kur bllokohet gjysma e Kushtetutës sovrani ngrihet në protesta, koncertet e Ramës për të mbuluar zullumet (VIDEO)

Protesta e qytetarëve kundër qeverisë ka hyrë në ditën e 38-të, ndërsa analisti Engjëll Musai ka komentuar situatën politike, rolin e opozitës dhe përplasjet mes institucioneve në MCN Live.

 

Musai u shpreh se Kushtetuta përcakton kohëzgjatjen e mandateve qeverisëse dhe zhvillimin e zgjedhjeve, por sipas tij funksionimi i demokracisë nuk kufizohet vetëm te procesi zgjedhor.

 

Kushtetuta e ka të përcaktuar që zgjedhjet bëhen një herë në katër vjet dhe mandatet janë katërvjeçare, por kjo nuk do të thotë se gjatë kësaj periudhe qeveria dhe institucionet nuk kanë detyrime të tjera. Demokracia nuk është vetëm vota një herë në katër vjet; ajo kërkon kontroll, debat dhe funksionim të të gjitha mekanizmave kushtetues.

 

Sipas tij, opozita ka një rol të rëndësishëm në sistemin demokratik, përmes interpelancave, ngritjes së komisioneve hetimore dhe kontrollit parlamentar, por këto mekanizma, sipas tij, janë bllokuar.

 

Opozita është pak më me pozitën dhe këtë e kam thënë vazhdimisht. Ajo ka të drejtë të bëjë interpelanca, të ngrejë komisione dhe të ushtrojë funksionin e saj kushtetues. Kur bllokohet gjysma e Kushtetutës, atëherë sovrani, qytetari, ngrihet dhe shpreh pakënaqësinë e tij përmes protestave.

 

Musai kritikoi gjithashtu mënyrën se si, sipas tij, mazhoranca ka menaxhuar raportet me partitë e vogla politike, duke pretenduar se ato janë përdorur për interesa elektorale.

 

Kur i ka marrë të gjitha partitë e vogla dhe i ka përdorur si garniturë, duke i larguar nga roli i tyre real politik, kjo dëmton pluralizmin. Këto parti shpesh kanë një imazh më të pastër dhe një rol që duhet të jetë i pavarur në sistemin demokratik.

 

Duke folur për protestat, analisti tha se ato do të vijojnë pasi, sipas tij, lidhen me një shqetësim më të gjerë për mënyrën se si funksionon demokracia në vend.

 

Protesta do të vazhdojë sepse lidhet me njerëz që nuk mendojnë se demokracia është një institucion i mbyllur dhe i caktuar vetëm për ditën e zgjedhjeve. Demokracia është pjesëmarrje dhe reagim qytetar kur institucionet nuk funksionojnë siç duhet.

 

Në fund, ai komentoi edhe aktivitetet publike të kryeministrit Edi Rama, duke i cilësuar si një mënyrë për të zhvendosur vëmendjen nga problemet e tjera të vendit.

 

Rama i bën këto koncerte nga ana tjetër për të mbuluar problemet me krimin ekonomik, tymnajën, zullumet dhe çështje të tjera që mund të dalin në vijim. Shoqëria ka nevojë për transparencë dhe përballje me problemet reale, jo vetëm për spektakël publik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy