Koreja e Veriut dhe Mozambiku shmangin sanksionet (VIDEO)

Koreja e Veriut dhe Mozambiku shmangin sanksionet (VIDEO)

Në sipërfaqe, duket që cdo gjë është normale dhe  nuk ka asgjë për tu shqetësuar në portin e peshkimit në Maputo të Mozambikut. Të lidhura midis anijeve të tjera, Susan 1 dhe Susan 2 qëndrojnë aty të të ndryshkura. Megjithatë, sipas një investigimi të gazetarëve të CNN, këto nuk janë anije të zakonshme peshkimi,  por mjete që përdor Korea e Veriut për të shmangur sanksionet. Interesi i Phenianit në disa anije peshkimi afrikane mund të duket i çuditshëm në fillim. Por peshkimi është një biznes i madh në Mozambik - kjo është një nga industritë më fitimprurëse të vendit.

Ndërmarrjet e përbashkëta të peshkimit janë vetëm një fushë e tregtisë së paligjshme me të cilën janë angazhuar të dy vendet. Në një hetim njëmujor, CNN zbuloi një rrjet sekret të kompanive që kanë bashkëpunim ushtarak dhe marrëveshjeve të trajnimit midis Koresë së Veriut dhe Mozambikut, të gjitha në kundërshtim me sanksionet e vendosura nga Kombet e Bashkuara.

Dokumentet tregojnë se bashkëpunimi është vulosur me kontrata të paligjshme me vlerë prej miliona dollarësh. Paratë u kaluan nëpërmjet diplomatëve të Koresë së Veriut. Zyrtarët amerikanë kanë pohuar prej kohësh se paratë nga sipërmarrjet e tilla shkojnë në fondin famëkeq të Kim Jong Un, i njohur si Zyra 39.  Koreja e Veriut fitoi rreth 200 milionë dollarë duke eksportuar qymyr dhe mallra të tjerë të ndaluar në periudhën janar-shtator 2017, në kundërshtim me sanksionet e OKB-së, sipas një raporti të papublikuar të OKB-së. Raporti është ende konfidencial dhe i është dërguar komitetit të sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Korenë e Veriut.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy