Donin të riktheheshin në kontakt me natyrën, të rizbulonin stinët, ritmet e diktuara nga lindja dhe perëndimi i diellit. E bënë diçka të tillë, por vetëm për një periudhë kohe. Një jetë e tillë është e vështirë, pasi të ballafaqon me rreziqe, vështirësi të dukshme, uri nëse nuk gjen diçka për të ngrënë, lodhje ekstreme, sepse gjithçka duhet mposhtur. Kështu, nëna, djali dhe tezja e tij vdiqën nga uria dhe të ftohtit në Kolorado, SHBA, në Parkun Kombëtar Gunnison, rreth 500 kilometra në perëndim të Denverit. Eshtrat e tyre u gjetën nga një alpinist në pyll. Burri pa një tendë të vogël dhe thirri, por askush nuk u përgjigj. Brenda ishin trupat e dy personave dhe jo shumë larg, jashtë, një trup i tretë, praktikisht i mumifikuar. Alpinisti kërkoi ndihmë dhe autoritetet zbuluan se viktimat kishin vdekur prej të paktën një viti. Në trupa u konstatuan shenja të qarta të kequshqyerjes. Rebecca Vance, 42 vjeçe, kishte vendosur të largohet nga qytetërimi dhe të afrohet më shumë me natyrën. Vendimi erdhi gjatë periudhës së Covid dhe në korrik 2022 ajo u largua, duke marrë djalin e saj 14-vjeçar dhe motrën e saj, Christine, jo tamam të bindur për atë përvojë, por të vendosur për ta ndihmuar. Ata ia dolën gjatë verës, por me të ftohtin e parë dolën probleme të mëdha. Vështirë të luftosh kundër temperaturave shumë të ulëta dhe të mbijetosh me shumë pak ushqim. Ndoshta, forca e tyre ishte zhdukur pas ditëve të kequshqyerjes dhe gjysmë urisë. Ata filluan të lëviznin gjithnjë e më pak dhe më pas, pasi ndodhi palëvizshmëria e detyruar, vdekja i gjeti në të ftohtë.



