
Temperaturat e larta të cilat na shoqëruan gjatë kësaj stine të dimrit, sollën një fenomen të rrallë përsa i takon motit.
Sipas përfaqësueses së IGJEUM, Anira Gjoni, temperaturat në vend nuk ishin normale për muajin dhjetor dhe janar.
Në “MCN live”, Gjoni u shpreh se reshjet e shiut do të nisin pasditen e sotme në pjesën më të madhe të vendit dhe do të karaketerizon në ditët në vijim me temperatura të ulëta.
Sic është parashikuar java e janarit nisi me anomali, gjatë javës u shoqëruam me temperatura që ishin mesatarja 3-3- 6 °C mbi normalen, ndërsa sa i përket reshjeve, ato u shoqëruan me një periudhë të thatë që nuk është e zakonshme për muajin janar.
Kjo javë e dytë dhe e tretë presim të jemi në vlera normale dhe duke filluar që sot, do të shoqërohet i gjithë vendi nga reshje shiu dhe nga e mërkura, reshjet e shiut do ti lënë vendin reshjeve të dëborës kryesisht në zonat malore.
Nga e mërkura presim që në zonat malore, temperaturat të zbresin në -1 dhe në zonat e ulëta 3 °C, kurse në bregdet 6-7 °C minimalja.
Për metereologen Gjoni, dimri me temperature të larta, është një fenomen që u shfaq edhe në tërë Evropën.
Sipas saj, kjo bazohet në ndryshimet e larta klimatike në rajon.
Kjo nuk ndodhi vetëm në vendin tonë. E gjithë Evropa ka qenë në të njëjtat kushte, ashtu siç ishte edhe në Shqipëri. Lajmet si në Britani të Madhe, si në pjesën perëndimore dhe jugore të Evropës, ishin që temperaturat ishin në ekstreme të larta për periudhën e dimrit.
Është një fenomen që shpjegohet nga luhatjet e ndryshimeve klimaterike, se edhe viti që lamë pas, patëm valë të lartë të të nxehtit, temperaturat ishin pesë herë më të larta sesa mesatarja, dhe fenomen tjetër ishin përmbytjet të cilat ndodhën në shtator e nëntor.
Këto janë të gjitha pasoja që vijnë nga ndryshimet klimatike.



