Një ditë më parë, kryeministri Rama u shpreh se vendimi për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një të riu është i pakontestueshëm dhe do të zbatohet deri në fund.
Megjithatë, shumë qytetarë të Tiranës nuk e mbështesin këtë vendim.
Ata shprehen se teatri është thesar për trashëgiminë kulturore dhe nuk duhet të shembet, por të restaurohet.



