
Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, ka bërë sot me dije çmimet e reja të karburanteve ku që prej ditës së sotme, nafta do të shitet me 243 lekë/litër nga 249 që ishte ndërsa benzina do të shitet me 235 lekë/litër dhe gazi me 81 lekë/litër.
"Çmimi i gazoilit u ul me 6 lekë. Benzina me 7 lekë dhe gazi me dy lekë”, tha Ibrahimaj.
Duke folur për bordet, ministrja e Financave tha: “Bordet nuk janë politika e dëshiruar nga ana e qeverisë. Ne jemi detyruar të hyjmë në këtë regjim për të evituar rritjtet spekulative të çmimeve. Nuk ka asnjë të dhënë që bordet kanë marrë vendime ndryshe nga ecuria e bursës. Ne marrim parasysh të dhënat e bursës për një ditë më parë se mbledhja e bordit”.



