Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e quajtur “Shakllët e Tujanit” në Tiranë.
Shtetasi me iniciale N.K., ka humbur kontrollin e automjetit ndërkohë që qarkullonte pranë një zonë e cila ishte kantieri ndërtimi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, ku si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy pasagjerët B.K. dhe B.K, të cilët janë dërguar menjëherë në spital për mjekimin e plagëve të marra.
Ndërsa një tjetër prej pasagjerëve, H.D, 68-vjeç ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



