Talebanët thirrje Trumpit: Tërhiq trupat nga Afganistani

Talebanët thirrje Trumpit: Tërhiq trupat nga Afganistani

Militantët talebanë i kërkuan presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump që të tërheqë të gjitha forcat ushtarake amerikane nga Afganistani.

“Shmangni turpin e mëtejshëm në një luftë të dështuar”, tha sot zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid në një deklaratë.

Mujahid i kërkoi Trump që të lejojë kombet e tjera të gëzojnë lirinë dhe t’i japë fund shkatërrimit të mëtejshëm të ushtarëve dhe ekonomisë amerikane.

Rreth 10 000 trupa amerikane janë të dislokuar në Afganistan duke ndihmuar forcat afgane të sigurisë në kuadër të misionit Trajno, Këshillo dhe Asisto (TAA).

Duke uruar Trump për fitoren e tij, presidenti afgan, Ashraf Ghani tha se “qeveria e tij shpreson se në bashkëpunim të ngushtë me presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, marrëdhëniet midis dy vendeve të zgjerohen më tej dhe të zhvillohen në një mënyrë që është në interes të të dy vendeve dhe kombeve “.

Abdullah Abdullah, shefi ekzekutiv afgan gjithashtu përgëzoi Trump duke thënë se “Afganistani është në kërkim  të zgjerojë bashkëpunimin e ndërsjelltë me administratën e re amerikane të Donald Trump”.

Analistët afganë mendojnë se “politikat amerikane në Afganistan do të vazhdojnë pavarësisht se kush merr vendin në Shtëpinë e Bardhë, dhe përveç kësaj ata favorizojnë qëndrimin e Trump kundër terrorizmit dhe Pakistanit”.

“Trump do të luftojë terrorizmin dhe vendet që e strehojnë atë”, deklaroi Bashir Ahmad Bizhan, një analist afgan i politikës, duke iu referuar Pakistanit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy