Mashtrimi me Call Center/ Kara: Të përfshirë persona të fuqishëm. Të hetohen nëse kanë patur dijeni pronarët e kullave (VIDEO)

Mashtrimi me Call Center/ Kara: Të përfshirë persona të fuqishëm. Të hetohen nëse kanë patur dijeni pronarët e kullave (VIDEO)

Avokati Romeo Kara duke folur në Mcn Live për skemën kriminale të Call Center-ve, tha se persona nga më të fuqishmit në Shqipëri, pjesë e politikës apo në aleancë të fortë me rangjet e larta të policisë, janë të përfshirë në këtë biznes. Ai theksoi se duhet parë nëse kontrata ka qenë në zbatim të ligjit dhe duhet hetuar nëse kanë pasur dijeni pronarët e kullave. Sipas avokatit nëse vëzhguesit apo rojet kanë lajmëruar për mbërritjen e policisë, kemi të bëjmë me një kompromentim total. 

 

“Pa frikë e them që persona nga më të fuqishmit në Shqipëri, qoftë politikë, në aleancë të fortë me rangjet më të larta të policisë janë përfshirë në këtë biznes. Qenia në ato kulla ka treguar se ata ndiheshin të mbrojtur aty. Ky lloj biznesi duhet të ishte zhvilluar nëpër bodrume jo në mes të Tiranës. 

 

Mendoj që nëse do t’i hyhet si duhet, këta persona, qofshin këta që zotërojnë kullat, duhet parë si i kanë administruar kontratat me qiramarrësit, nëse kanë dalë kontratat nga objekti apo jo, çfarë mbrojtje u kanë ofruar tjetër, por edhe nëse janë zbuluar nga rrjeti i sigurisë së kullave është turp për organin e hetimit, edhe Byronë, që s’ka qenë kaq profesionale për t’iu afruar me taktikën e duhur dhe t’i kapte me presh në dorë. 

 

Fakti që kanë pasur kohë, janë lajmëruar... Fillon dyshimi te policia, sepse e kemi aty ku s’mban më. BKH dhe SPAK duhet të fuqizohen me një forcë të tyren operacionale. Çdo kontratë ka një supervizor. Kontrata duhet të jetë në zbatim të ligjit, si mund të marrësh përsipër të lajmërosh atë, kur vijnë forcat ligjzbatuese. Ti ke marrë përsipër ta mbrosh edhe karshi forcave ligjzbatuese? Jo. Nëse ka ndodhur kemi bashkëpunim. 

 

Kontrata shihet në zbatim. Nëse del nga hetimi që rojet, vëzhguesit kanë njoftuar, ata tregojnë vet arsyen pse kanë njoftuar, a u ka thënë pronari i kullës, a ka qenë në dijeni në heshtje. Nëse thuhet erdhi policia dhe largohuni, ky është kompromentim total. Garanti kryesor është politik dhe policor. Ke pasur në qendër të bllokut me familjar politikanësh të lartë dhe drejtues policie. Një e ke pasur jo shumë larg LSI-së, një tjetër në bllok, edhe me kripto.

 

Policinë e ka kapur një klikë politike e çmendur nga një korrupsion përtej imagjinatës. Na duhet një ligj për administratën, e aq më tepër për policinë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy