Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka kritikuar ministritë që sipas saj kanë neglizhuar procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian.
Ajo kërkoi që zëvendësministrat të jenë të pranishëm në çdo mbledhje ndërsa theksoi se monitorimi nga Ministria e Integrimit do jetë i vazhdueshëm dhe rigoroz. Gjoshaj gjithashtu kërkoi vijimin e punës për plotësimin e 5 prioriteteve por edhe miratim sa më të shpejtë të reformës në drejtësi.



