Netflix merr një masë të re për ata që përdorin llogarinë e të tjerëve!

Netflix merr një masë të re për ata që përdorin llogarinë e të tjerëve!

‘Netflix’ po ndërmerr hapa të rinj për të ndaluar shpërndarjen e llogarisë. Dhe si do të bëhet kjo? Gjigandi i transmetimit do t'u kërkojë disa përdoruesve të verifikojnë llogarinë e tyre me një kod përmes email-it ose mesazhit në celular.

Në mesazhin që do të shfaqet në ekran shkruhet: "Nëse nuk jetoni me pronarin e kësaj llogarie, ju duhet një llogari për të vazhduar të shikoni".

Sipas Netflix, mesazhi është pjesë e një testi që shikon nëse përdoruesit respektojnë kushtet e përdorimit të kompanisë (të cilat ndalojnë ndarjen e llogarisë "me individë përtej familjes") dhe vjedhjen e llogarisë.

"Ky test është krijuar për të ndihmuar që njerëzit që përdorin llogari të Netflix të jenë të autorizuar ta bëjnë këtë", tha një zëdhënës i Netflix.

Kodi do t’u shkojë në email ose në celular personave që e kanë hapur llogarinë. Përdoruesve u jepet mundësia të klikojnë edhe “Verifikoje më vonë”. Aktualisht nuk është caktuar ende sa herë mund ta klikosh këtë opsion, para se të të duhet të konfirmosh llogarinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy