Meta akuza të ashpra Ramës dhe disa “palaçove” ndërkombëtarë: Ka vetëm një zgjidhje, referendumi (VIDEO)

Meta akuza të ashpra Ramës dhe disa “palaçove” ndërkombëtarë: Ka vetëm një zgjidhje, referendumi (VIDEO)

Kreu i Shtetit Ilir Meta foli vetë sot para gazetarëve për ngërçin në Gjykatën Kushtetuese duke hedhur akuza të forta ndaj ndërkombëtarëve.

Presidenti Ilir Meta komentoi edhe vendimin e shkarkimit të Besnik Muçit nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

 “Jam me deklaratën e Blushit tim. Zero surprizë nga vetingu i partisë. Nuk jam i habitur që ditën e parë kur ka hyrë në zyrë ka pasur presione të drejtpërdrejta të bëhet pjesë e puçit.

Ka vetëm një zgjidhje Për Edi Ramën dhe disa palaço ndërkombëtarë, referendumi.

Ata të dalin me Edi Ramën unë do dal me popullin sepse nesër është dita kur populli shqiptar votoi me Presidentin.

Nëse doni emra, nuk besoj se keni harruar deklaratën e zotit Xhafaj, i cili i bëri shantazhe anëtares së Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha, e cila ka qëndruar me sforco në atë detyrë për të mbajtur hapur derën e Gjykatës Kushtetuese,

SHBA-të janë si yll, janë si shpirt, me ato e kemi bërë Kushtetutën. Ata punojnë me Kushtetutën që do të ketë ndryshuar Rama, Agaçi, Dvorani.

I ftoj të vijnë me ekspertët e tyre t’u tregoj Kushtetutën mbi të cilën jam betuar”, tha Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy