
Jetëgjatësia mesatare në vendet e Bashkimit Europian në vitin 2023 ishte 81.4 vjet, një rritje prej 0.8 vjet në krahasim me vitin 2022, njoftoi zyra e statistikave të Bashkimit Europian.
Treguesi ka arritur një rekord që nga fillimi i llogaritjeve në vitin 2002 dhe që nga ajo kohë është rritur me 3.8 vjet.
Ndër vendet e Bashkimit Europian, jetëgjatësia më e gjatë u shënua në Madrid dhe zonën përreth 86.1 vjet, provincën italiane të Trentos dhe ishujt finlandez Aland 85.1 vjet.
Normat më të ulëta janë në tre rajone të Bullgarisë nga 73.9 vjet në 75.2 vjet, në Hungarinë Veriore dhe në departamentin francez të jashtëm të Mayotte 74.9 vjet.
Në Bashkimin Europian, jetëgjatësia mesatare për burrat u rrit me 0.8 vjet në 2023 në 78.7 vjet, ndërsa për gratë u rrit me 0.7 vjet në 84 vjet.
Dallimet më të vogla gjinore u regjistruan në Holandë tre vjet, Suedi dhe Luksemburg 3.3 vjet.



