Sipas parashikimit meteorologjik, reshjet do të nisin që në orët e para të ditës me intensitet të ulët, por herë pas here do të shoqërohen me shtrëngata, shkarkesa elektrike dhe lokalisht me breshër. Pas mesditës, vranësirat pritet të pësojnë pakësim gradual.
Gjatë pjesës së dytë të ditës, reshjet do të jenë të herëpashershme dhe me intensitet të ulët, kryesisht në zonat malore dhe në juglindje të vendit.
Era do të fryjë nga veriu me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore pritet të forcohet herë pas here deri në 15 m/s.
Në detet Adriatik dhe Jon, valëzimi do të jetë i forcës 2 deri në 4 ballë.



