Papa: Trishtohem kur mendoj për Shën Sofinë (VIDEO)

Papa: Trishtohem kur mendoj për Shën Sofinë (VIDEO)

Në meshën e ditës së diel, Papa Francesko i drejtohet me një mendim ngjarjes më të fundit në Stamboll, lidhur me vendimin për të kthyer sërish në xhami, Shën Sofinë. "Unë mendoj për Hagia Sophia dhe ndihem shumë keq", tha Papa në meshë.

Kujtojmë se më 10 korrik Gjykata më e lartë e Turqisë revokoi sot një vendim të qeverisë së vitit 1934, me të cilin kisha e Shën Sofisë ishte kthyer në muze. Në këtë mënyrë, vendimi i gjykatës hap rrugën që ndërtesa të kthehet sërish në xhami.

Këshilli i Shtetit vendosi në favor të një shoqate fetare që prej kohësh e ka sfiduar statusin e muzeut që Shën Sofia gëzonte, duke argumentuar se ndërtesa ishte pronë personale e Mehmed II, sulltanit osman, forcat e të cilit pushtuan Kostandinopojën në vitin 1453.

Vendimin e gjykatës e pasoi një dekret i presidentit Erdogan, i cili në mënyrë përfundimtare i heq ndërtesës statusin e muzeut, duke e kthyer në xhami. Dekreti ishte i pritshëm duke ditur qëndrimin pro heqjes së statusit, që ka mbajtur Erdogani, pavarësisht kritikave ndërkombëtare. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy