Pas 12 vitesh martesë, Ellen DeGeneres dhe Portia de Rossi tregojnë se romanca mes tyre vazhdon të shtohet. Kurdoherë që Portia, 48 vjeçe, udhëton dhe qëndrojnë larg njëra-tjetrës për disa ditë, DeGeneres vendosë petale trëndafili në formën e një zemre dashurie në shtratin tim në dhomën e hotelit. "Çdo herë gjatë 16 viteve bashkë. Dhe gjithnjë më surprizën”, tregon ajo.
De Rossi gjithashtu lë shënime nëpër shtëpi nëse do të shkojë diku, tregon DeGeneres, 63 vjeçe: "Ajo është thjesht shumë e kujdesshme”.
Çifti, i cili u martua në gusht të vitit 2008 pasi martesa mes të njëjtit seks u lejua në Kaliforni, ishin gjithashtu një burim force për njëra-tjetrën vitin e kaluar pasi ish-punonjësit e programit të DeGeneres pretenduan se kishin punuar në një ambient pune shumë toksike.
"Më theu zemrën; nuk mund ta kisha kaluar atë periudhë pa atë pranë. Ishte një kohë e tmerrshme në jetën time dhe ajo ishte një ‘gur’ force. Ajo më bëri të fortë dhe u përpoq të më ndihmonte t'i shikoja gjërat në perspektivë”, tregon moderatorja.
"Ne jemi rritur bashkë si çift dhe me të vërtetë e konsiderojmë njëra-tjetrën dhe e vendosim marrëdhënien tonë në radhë të parë. Duke bërë këtë, ju bëheni shumë më solid. Nuk mund ta imagjinoj të kaloj kohë me askënd përveç saj”, thotë de Rossi. Ndërsa DeGeneres shton: "Mendojmë të njëjtat gjëra, themi të njëjtat gjëra në të njëjtën kohë, përfundojmë sanduiçet e njëra-tjetrës - jo, fjalitë. Jemi në një ritëm”.
Burimi: People



