Drini Zusi, zhvillues biznesi, thotë se rënia e euros i ka dhënë efektet e para negative te eksportuesit. Por ndikimi te sektorët e tjerë të ekonomisë do të reflektohet gjatë muajit korrik. Ndaj, sipas tij, Banka e Shqipërisë duhet të ndërhyjë me politika monetare. “Në Shëngjin operatorët ankohen për rënie fitimi me 13%. Duhet të ndërhyhet nga Banka e Shqipërisë për politikat monetare, mendoj se korriku do të jetë muaj i vështirë. Po shkurtohen vende pune, po kalohet në informalitet. Nëse më parë bënim 50 milionë euro eksporte dhe merrnim 60 milionë lekë, sot marrim 51 milionë lekë. Kjo humbje rëndon mbi fondin e pagave, mbi atë të investimeve të reja. Kjo do të thotë më pak prodhim për furnitorët në Shqipëri. Zhvlerësimi i euros përkthehet te remitancat. Nëse dikur 200 euro ishin 240 mijë lekë, sot janë pakmë shumë se 205 mijë lekë. Kjo do të thotë mëpak lekë të dyqani i lagjes,te farmacia etj. eskportet janë të parat që janë prekur, por gjatë muajit të ardhshëm do të ndiejnë edhe pjesë të tjera të ekonomisë”, tha ai.



