Pompeo: Irani është streha e re e Al Kaedës  

Pompeo: Irani është streha e re e Al Kaedës  

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, është shprehur se organizata terroriste islamike Al-Kaeda ka krijuar një bazë të re në Iran.

"Ne duhet ta pranojmë atë, ne duhet ta përballojmë ... ne duhet ta mposhtim atë", tha Pompeo gjatë një konference të posaçme për shtyp.

Pompeo pranoi se për shumë amerikanë, ky zhvillim mund të vijë si një "surprizë", pasi ushtria amerikane dhe inteligjenca e huaj janë vënë prej kohësh në ndjekje të grupit që nga sulmet terroriste të 11 shtatorit në 2001. Megjithatë, sipas Pompeos, ka qenë kjo ndjekje e pamëshirshme e SHBA-ve që e ka çuar Al-Kaedën në një "parajsë më të sigurt", përkatësisht në Republikën Islamike të Iranit.

Sekretari i shtetit e quajti Iranin "zgjedhja perfekte" për strehën e re të supozuar të terroristëve, duke shtuar se disa operativë të Al-Kaidës kanë pasur lidhje dekada me radhë brenda vendit.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Javad Zarif, iu përgjigj pretendimeve "fiktive" të Pompeos duke e akuzuar atë për përhapjen e "gënjeshtrave luftarake".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy