Covid-19 në botë/ 60 milionë të infektuar, vendet më të prekura  

Covid-19 në botë/ 60 milionë të infektuar, vendet më të prekura  

Numri i rasteve të koronavirusit në të gjithë botën ka kaluar 60 milionë, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins. Për të qenë të saktë, janë 60 037 735 njerëz të infektuar me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë.

Mbi 1.4 milion janë viktimat.

Në Shtetet e Bashkuara ka një rekord infeksionesh: dy milion në dy javë, sipas bazës së të dhënave të “Neë York Times”. Nëse rritja vazhdon me këtë ritëm, duke marrë parasysh pasojat e pashmangshme të fundjavës së gjatë të Falënderimeve, numri i infeksioneve në nëntor mund të arrijë në 4.5 milion, më shumë se dyfishi i të gjithë muajve të mëparshëm. Të martën të vdekurit ishin të paktën 2 100.

Në Brazil, që nga fillimi i pandemisë janë 170 179 viktima të Covid-19. Shifra del nga raportimet e mediave lokale. Në 24 orët e fundit vdekjet ishin 638. Infeksionet totale janë 6 121 449, nga të cilat 33 445 të regjistruara ditën e fundit.

Qeveria japoneze nuk parashikon një mbyllje të re të shkollave, pavarësisht rritjes së numrit të të infektuarve. Ministri i Arsimit, Koichi Hagiuda, tha gjatë një konference për shtyp, duke shpjeguar se ekzekutivi ka nxitur shkollat ​​të qëndrojnë vigjilente në lidhje me rrezikun e përhapjes së mëtejshme të sëmundjes, por përjashton urdhrat për pezullim të mësimit, siç ndodhi në fund të shkurtit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy