Probleme me energjinë elektrike, si paraqitet situata në Korçë, Shkodër, Burrel dhe Kukës

Probleme me energjinë elektrike, si paraqitet situata në Korçë, Shkodër, Burrel dhe Kukës

Për shkak të motit të keq disa zona të Shqipërisë janë duke u përballur me probleme të energjisë elektrike. OSHEE bënë me dije se në Burrel ka mbetur pa energji elektrike zona e NST Shupenzë, ndërsa po punohet për rregullimin e disa fiderave.

Ndërkohë në Korçë janë shfaqur disa probleme me rrjetin elektrik për shkak të reshjeve të borës. Gjatë natës është punuar për riparimin e dy linjave 35 kv dhe aktualisht është rikthyer energjia në një pjesë të madhe të abonentëve.

Në Shkodër janë paraqitur probleme në fiderin e Zagorisë i NST Koplik si pasojë e këputjes së përcjellëseve në linjën Razëm-Bogë. Shkak është bërë stuhia e fortë e erës që ka rrëzuar pemët mbi linja.

Për shkak të motit të keq me reshje intensive të borës, në rrjetin elektrik të qarkut Kukës janë shfaqur defekte në disa fidera. Grupet e punës së OSSH janë ende duke punuar dhe gjatë ditës së sotme, për rregullimin e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy