Rrëzohet teleferiku në Çeki, ndërron jetë një person

Rrëzohet teleferiku në Çeki, ndërron jetë një person

Në ditën e fundit të funksionimit përpara riparimit të planifikuar është rrëzuar kabina e një teleferiku në afërsi të qytetit çek Liberec në Çeki. Nga rrëzimi në tridhjetë metra lartësi humbi jetën një udhërrëfyes i guidave turistike. 

Në momentin e rrëzimit askush tjetër nuk ishte në kabinën e rrëzuar bashkë me viktimën. Katërmbëdhjetë persona u evakuuan menjëherë nga kabina e dytë e cila po ngjitej lart pas asaj që u rrëzua. 

Kabina e dytë u ndal në një lartësi prej pesëmbëdhjetë metrash. Pasagjerët nuk kanë pësuar lëndime, por janë nën kujdesin e psikologëve.

Një punonjës i cili ka parë aksidentin, u dërgua menjëherë në spital nga ekipet e shpëtimit për shkak të problemeve mendore. 

Zjarrfikëset ndihmuan në evakuimin e pasagjerëve nëpër kabinat e mbetura, ndërsa operacioni i shpëtimit ka përfunduar pas rreth dy orësh.

Ky aksident është duke u hetuar nga Inspektorati Hekurudhor, por edhe nga policia çeke. 

Teleferiku funksionon që nga viti 1933 dhe është rinovuar në vitet 1970 i vetmi teleferik në pronësi të hekurudhave çeke. 

Pista e tij është 1188 metra e gjatë. Stacioni i poshtëm është në një lartësi prej 600 metrash, ai i sipërm nën majën e malit është 400 metra më i lartë. Vitin e kaluar, 211,000 njerëz u ngjitën në të. Dy vite më parë u rikonstruktuan pajisjet elektrike dhe u krye ndërrimi i disqeve dhe pajisjeve të sigurisë.

Teleferiku shpesh ka dalë jashtë funksionit për shkak të defekteve teknike. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy