
Dy persona kanë mbetur plagosur mbrëmjen e sotme në kryeqytet, pas një konflikti të çastit. Policia e Tiranës njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në rrugën “Todi Shkurti”. Të plagosur kanë mbetur shtetasit Altin Gjoka, 32 vjeç, i cili ka marrë plagë në shpatull dhe Jetmir Marashi, 28 vjeç, që ka mbetur i plagosur me plumb në gjoks. Ata u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 24.07.2021, rreth orës 20:30, në rrugën “Todi Shkurti” , dyshohet se gjatë një konflikti të çastit janë plagosur me armë zjarri shtetasit A. Gj., 32 vjeç dhe J. M., 28 vjeç, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe identifikimin e autorit të dyshuar, i cili për shkak të hetimit nuk bëhen të ditura gjeneralitet e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.



