
Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson tha të martën se pushtimi rus i Ukrainës është më keq nga ç’ishte pritur. Kreu i qeverisë tha se Evropa tani po përjeton një katastrofë.
Kam frikë të them se tragjedia që prisnim ka ndodhur dhe është më e keqe se parashikimet tona. Ne po shohim një fatkeqësi të shpalosur në kontinentin evropian”, tha Johnson.
Është e qartë se Vladimir Putin është i përgatitur të përdorë taktika barbare dhe pa dallim kundër civilëve të pafajshëm për të bombarduar blloqe kullash, për të dërguar raketa në blloqe kullash, për të vrarë fëmijë, siç po shohim në numër në rritje”, shtoi ai.
Duke folur së bashku me homologun e tij polak në Varshavë, kryeministri britanik nuk i kurseu lavdërimet për “lidershipin dhe guximin”, që sipas tij tregoi presidenti Zelensky. Johnson tha se presidenti i Ukrainës ka frymëzuar dhe mobilizuar botën.



