Humbja e opozitës, përkatësisht e dy krahëve të PD-së përveç analizave politike nuk analizohet nga vet aktorët e saj politik.
Politologu Ilir Kalemaj, analizon në MCN live faktin se opozita është në fazën e saj më kaotike, e cila vazhdon të merret me skandale në vend e nuk merret me analizë ndaj vetes.
Sipas tij, teksa Lulzim Basha del si dhëndrin në dasmë, pa u angazhuar në asgjë, të tjerë thotë se Sali Berisha mori vetëm 500 mijë vota, duke ofenduar kësisoj inteligjencën opozitare.
Opozita duket se është në fazën e saj kaotike, duket që po rëndohet me kalimin e kohës. Pra, nuk ka një strategji afatgjatë, por pret të dal ndonjë skandal ose ndërkombëtar si rasti McGonogal ose kombëtar si arrestimi i një sekretareje të përgjithshme, ndërkohë që këtu ka mega afera që janë duke u zhvilluar çdo ditë.
Nuk duhet që opozita të shoh se çfarë skandali të plas sot dhe të lej mënjanë tjerat.
A ka bërë analizë opozita për zgjedhjet, është thënë ajo që nga 2001, nuk është koha për analizë, e ka thënë edhe Basha, por koha është që në të gjurmojmë gjurmët e krimit politike, vjedhjen e votës, shitblerjen e votës,. Pra, këtu jo analizë që nuk bëhet duhet vënë theksin te ato rreth 300 mijë vota q mungojnë duke ju referuar nga zgjedhjet 2015, por këtu nuk ka asnjë lloj përgjegjësie del e kundërta qe del si dhëndri në dasmë, që nuk është angazhuar fare dhe del si rishtar në politike dhe dalin këta pasuesit e Berishës thonë Berisha tek pullë mori 500 mjë vota, duke ofenduar inteligjencën opozitare.
Sipas Kalemaj, më këto zgjedhje fituan të gjithë nga pak, porse humbën njerëzit, por që për ta nuk pyet askush, përveç faktit se të gjithë duan të mbijetojnë politikisht.
Berisha primare ka mbijetesën politike dhe hallin e tij personal me Amerikën, ata që mbështesin Berishën janë një pjesë e tyre të konsumuar se nuk kanë ku shkojnë dhe duan të rezistojnë sa më gjatë për të kapur një copë deputeti apo diçka tjetër.
Basha nga ana tjetër gjithashtu edhe ai do të riciklohet do të vijë në pushtet, me bashkëqeverisje ose pa të, të jetë lider i opozitës, racionalisht ata janë në rregull se me këto palë zgjedhje fituan të gjitha nga pak, por kush humbi, humbën njerëzit, dhe askush nuk po pyet për ta.



