Pronari i mbante lekët e punës në ndërtim/ "Xhadat" zgjidh rastin

Pronari i mbante lekët e punës në ndërtim/ "Xhadat" zgjidh rastin

Në emisionit ‘’Xhadat’’, zoti Adriatik Hasanago nga Tirana denoncoi ish-pronarin e tij se nuk e kishte paguar për turnin e dytë në punë në një objekt ndërtimi si dhe lejen e zakonshme. As sipërmarrësi i kompanisë, as ish-pronari i tij nuk e pranonin në bisedat telefonike me denoncuesin detyrimin e papaguar.

Të kundërtën në fakt pohoi financierja e kompanisë së ndërtimit, e cila pranoi detyrimin që kjo e fundit kishte ndaj denoncuesit përballë tij dhe gazetarit.

Të nesërmen e bisedës, denoncuesi Adriatik Hasanago mori paratë që i takonin. Ai falenderoi emisionin ‘’Xhadat’’ për zgjidhjen e rastit duke mos e fshehur mosbesimin që kishte pasur fillimisht se çështja pas denoncimit do t'i zgjidhej.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy