Në emisionin "Te Paekspozuarit" në MCN, kandidati për deputet, Dashamir Shehi, ka folur për situatën aktuale të partive dhe koalicioneve politike. Ai ka theksuar se grupi i djathtë i Alibeajt ka tentuar të krijojë një identitet për veten, duke përdorur një emër që do t'i jepte më shumë jehonë. Shehi ka nënvizuar se dy emrat e partive që janë bashkuar do të përbëjnë " Djathtas për Zhvillim ", duke shtuar se kjo është një bashkim që mund të ketë më shumë mundësi për të kontribuar në zhvillimin e vendit.
Ai gjithashtu ka shprehur mirënjohjen për përgjegjësinë që i është dhënë, duke e theksuar se emri i tij është i pranishëm në fletën e votimit dhe se ai drejton koalicionin, që quhet "Djathtas për Zhvillim” Dashamir Shehi.
“Ishin dhe këto tjerët, por rezultati është ky që është këto. Kjo është një histori. Djathas janë ky grup i Alibeajt. Po kanë dashur t'i vënë një emër në asaj çik që të kishin lloj tingulli.
Djathas për zhvillim kemi po dy emrat e partive. Bashkë e bashkuar dy emrat dhe quhet Partia për zhvillim. Se ka që nuk kanë bashkuar, ka që nuk i kanë bashkuar emrat.
Shiko edhe, sigurisht që mua më kanë bërë një, më kanë dhënë një përgjegjësi. Më kanë bërë nder, sepse atje në fletë të votimit del emri im. Edhe koalicionin, si me thënë politikisht, si imazhet drejtoj unë, se quhet Djathtas për Zhvillim Dashamir Shehi.”



