Izrael-Gaza/ Shefi i UNRWA: Bota po humbet njerëzimin e saj

Izrael-Gaza/ Shefi i UNRWA: Bota po humbet njerëzimin e saj

Lindja e Mesme është në "buzë të një humnere" si rezultat i konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit, ka thënë shefi i agjencisë së OKB-së, Philippe Lazzarini.

Komisioneri i përgjithshëm i agjencisë së ndihmës së OKB-së UNRWA tha se dhuna mund të përhapet në të gjithë rajonin.

Dhe ai paralajmëroi për situatën e rëndë për civilët brenda Gazës, duke bërë thirrje përsëri për korridoret e ndihmës humanitare në territor.Z. Lazzarini tha se ai ka frikë se "bota tani po humbet njerëzimin e saj".

Në një intervistë ekskluzive me BBC, Lazzarini përsëriti thirrjet për korridoret e ndihmës humanitare, duke thënë se ndihma "duhet të jetë e pandërprerë... e parashikueshme [dhe] kuptimplotë" për të ndihmuar popullin e Gazës.

Duke folur në Jerusalem, kreu i UNRWA dënoi sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, duke e quajtur atë një "masakër të tmerrshme dhe barbare" që kishte krijuar një "traumë kombëtare, një traumë kolektive në Izrael".

Por kjo ngjarje ende nuk e justifikon që lufta po zhvillohet pa asnjë kufizim”, tha ai. "Dhe nuk besoj se vrasja e më shumë civilëve është në interes të sigurisë dhe paqes së ardhshme këtu në rajon."

I pyetur nëse izraelitët po respektonin ligjin ndërkombëtar humanitar, Lazzarini tha: "Dëgjoni, ne jemi tani në një situatë ku po vendoset një rrethim total në Rripin e Gazës.

"Ne jemi në një situatë ku më shumë se një milion njerëzve u është kërkuar të zhvendosen. Pra, kjo përbën dënim kolektiv dhe dënimi kolektiv është një shkelje e ligjit ndërkombëtar humanitar. Ne u bëjmë thirrje izraelitëve dhe kujtdo që është i rëndësishëm në këtë konflikt që të respektojnë të drejtën ndërkombëtare humanitare. Nuk ka përjashtim për askënd."

Duke folur për krizën në rritje humanitare në Gaza, Lazzarini tha se 2.2 milionë palestinezë, gjysma e të cilëve janë zhvendosur, "në thelb u mungon gjithçka".

"Nuk ka ujë. Ju keni katër tualete për 4000 njerëz. Ata jetojnë në dysheme," tha ai. "Nëse nuk ka më ujë në Rripin e Gazës, gjërat do të përshpejtohen. Dhe fatkeqësia që tashmë po shpaloset nën sytë tanë, do të bëhet edhe më e keqe," tha zoti Lazzarini.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy