
Kanali kullues në Gjirokastër ka pësuar dëmtime në strukturat anësore prej betoni dhe gërryerje të tokës pas përmbytjeve të janarit, duke rrezikuar sërish përmbytje në zonë. Bashkia thotë se ka një projekt për rehabilitimin e tij, por mungesa e fondeve po e mban ndërhyrjen pezull, ndërsa i është drejtuar me një kërkesë për mbështetje financiare Ministrisë së Bujqësisë.



