Instituti Kopernik që merret me çështjet klimatike dhe ngrohjen globale realizoi një studim sa i takon temperaturave në Evropë dhe botë.
Sipas Kopernik, shtatori i vitit 2024 është shtatori i dytë më i ngrohtë në glob me një rritje për 0.73 gradë celcius së temperaturave mbi mesataren.
Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Copernicus pjesë e Bashkimit Evropian ka publikuar raportin vjetor të ngrohjes së klimës dhe gjetjet në rang global.
Sipas raportit, shtatori i vitit 2024 ishte shtatori i dytë më i ngrohtë në botë, pas shtatorit 2023, me një temperaturë mesatare të ajrit 16 gradë celcius ose 0,73°C mbi mesataren e periudhës1991-2020 për muajin shtator.
Temperatura mesatare globale për 12 muajt e fundit (tetor 2023 – shtator 2024) është e dyta më e larta, duke e bërë pothuajse të sigurt se viti 2024 do të jetë viti më i ngrohtë i regjistruar deri më tani. Temperaturat evropiane ishin mbi mesataren per Evropën Lindore dhe Verilindore, por nën mesataren në një pjesë të madhe të Evropës Perëndimore, duke përfshirë Francën, pjesën më të madhe të Gadishullit Iberik dhe Islandën. Jashtë Evropës, temperaturat ishin mbi mesataren për Kanadanë, Shtetet e Bashkuara qendrore dhe perëndimore, Amerikën e Jugut, Afrikën verilindore, Kinën dhe Japoninë.
Sipas Samantha Burgess, Zëvendës Drejtoreshë e Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Copernicus: " Ngjarjet ekstreme të reshjeve të këtij muaji, diçka që po e vëzhgojmë gjithnjë e më shpesh, janë bërë më keq nga një atmosferë më e ngrohtë, duke çuar në reshje më intensive për muaj të tërë dhe krijuar rrezik”.
Dhe sasia e reshjeve që kanë rënë në Evropë, janë mbi mesataren, duke çuar në përmbytje dhe dëme të mëdha në Evropën Qendrore dhe Lindore. Shtatori i vitit 2024 ishte kryesisht më i lagësht se mesatarja në disa rajone të Amerikës së Veriut, me juglindjen e goditur nga uraganet e fundit.
Studimi mbyllet dhe me një analizë për shkrirjen e akujve. Kështu akulli në detin Antarktik arriti shtrirjen maksimale vjetore, por mbeti në nivele gati rekord për kohën e vitit, me një vlerë mujore 7% nën mesataren.



