Saimir Tahiri ka mbajtur fjalën e parë si koordinator i bashkëqeverisjes me qytetarët. Në fjalën e tij në asamblenë kombëtare të PS-së Tahiri u kërkoi të gjithë deputetëve që të takohen me qytetarët, sipas tij kjo gjë nuk duhet të ndodh vetëm në fushatë. Koordinatori i bashkëqeverisjes me qytetarët tha se qeveria dhe partia socialiste ka vetëm dy rrugë. Ose të bëhen skllevër të pushtetit ose të çlirojmë qytetarët nga skllavëria e burokracisë.



