Thaçi nuk ndalet nga kontestimet për FSK: Kuvendi të formojë ushtrinë, fati ynë jo peng i Serbisë

Thaçi nuk ndalet nga kontestimet për FSK: Kuvendi të formojë ushtrinë, fati ynë jo peng i Serbisë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka theksuar se procesi për krijimin e ushtrisë së Kosovës nuk është i njëanshëm, dhe se Serbia nuk do ta pranojë kurrë këtë vendim pasi ai ndërmerret nga institucionet legjitime të Kosovës.

Gjatë një daljeje të posaçme për këtë çështje, Thaçi tha se nëse dikush mendon se duhet të ketë koordinim me Serbinë, diçka e tillë ka përfunduar një herë e përgjithmonë

"Për tri vite me radhë jemi munduar të koordinojmë këtë vendim me deputetët serbë në Kosovë dhe ata kanë bërë të qartë se kurrë nuk do ta votojnë Ushtrinë e Kosovës dhe ky qëndrim i deputetëve serb është i urdhëruar nga Serbia. Nëse dikush mendon se duhet të ketë koordinim me Serbinë, diçka e tillë ka përfunduar një herë e përgjithmonë. Kosova është vend i pavarur dhe vendimet i marrim vetë. Serbia është vetëm vend fqinj. Në rast se sekretari i NATO-s e konsideroi iniciativën tonë të njëanshme, për shkak se Serbia nuk pajtohet me veprimet tona, e konsideroj krejtësisht të papranueshme sepse fati i Kosovës dhe ushtrisë sonë nuk mund të mbetet peng i vullnetit të Serbisë në asnjë rrethanë dhe në asnjë çmim", theksoi presidenti Kosovës.  

Thaçi tha se aktorët politikë po bëjnë punën e tyre për përmbylljen me sukses të procesit dhe se FSK-ja do të shndërrohet në një ushtri moderne. Ai i bëri thirrje edhe deputetëve të Kosovës që të marrin vendimin e duhur.

"Ju takon deputetëve të Republikës së Kosovës që të marrin vendimin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës që FKS-ja të transformohet në Ushtrinë e Kosovës. Unë si President jam i bindur se deputetët nuk do ta lënë vendin pa ushtri", theksoi Thaçi.

Më herët, Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja kërkuan nga Kosova që të mos ndërmarrë vendime të njëanshme dhe se shndërrimi i FSK-së ushtri duhet të bëhet me ndryshime kushtetuese të vendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy