Pas banorëve te ish stacioni i trenit të cilët akuzuan kryebashkiaku Erion Veliaj se u mori pronat, edhe pronarët e 6 dyqaneve te pazari i ri kanë bërë të njëjtën gjë. Ata kanë akuzuar kryetarin Erion Veliajn se po ua merr pronat pa të drejtë dhe po ua jep miqve të tij. Gjithashtu sipas tyre prej 6 muajsh pushteti vendor refuzon ti japë informacion për projektin te pazari i ri.



