
Kolegji Zgjedhor ka pranuar padinë e Partisë Socialiste për listat e PD-së, duke shfuqizuar kështu vendimin e KAS.
PS-ja duket se ja doli kundër listave të PD-së, e cila ka 222 kandidatë për zgjedhjet e 25 prillit dhe tashmë ngelen 153 kandidatë në listë.
Kolegji Zgjedhor e shtyrtoi sot ankimin e Partisë Socialiste për vendimin e KAS.
Gjatë seancës përfaqësuesi i PS-së, Eridian Salianji theksoi në seancë se kur partitë garojnë me lista të hapura nuk mund të ketë një numër të pakufijshëm kandidatësh.
Sipas tij numri i lartë i kandidatëve sjell problematika edhe në hartimin e fletës së votimit.



