Një aksident rrugor ka ndodhur vetëm në Kamëz ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë me njera-tjetrën.
Nuk ka ende detaje të qarta të ngjarjes por deri tani dëshmitarët raportojnë se ka tre të plagosur rëndë me këmbë të thyera në disa vende e me plagë të tjera si pasojë e përplasjes së fortë.
Mendohet se dikush i ka prerë rrugën Mercedesit i cili më pas ka devijuar duke u përplasur me mjetin me ngjyrë të bardhë.
Raportohet se ende nuk ka mbërritur ambulanca ndërkohë që kanë qenë kalimtarët e rastit ata që kanë dhënë ndihmën e parë.



