Dalin detaje të reja në lidhje me operacion blic të policisë në Derven të Krujës, që çoi në sekuestrimin e një sasie prej 1.3 tonë kanabis.
Operacioni blic i kryer mbrëmjen e së martës ka çuar në pranga 11 persona.
Mësohet se lënda narkotike ishte përpunuar, tharë dhe bërë gati për transport ndërkombëtar.
Operacioni është kryer në kushte të vështira për shkak të reshjeve të dendura të mbrëmjes së shkuar.
Të arrestuar
1. Erjon Vathi, 27 vjeç, banues në Derven, Krujë;
2.Ferit Sula 45 vjeç lindur në Burrel;
3.Ali Kuçi 19 vjeç, banues në Milot;
4.E.N. 16 vjeç, banues në Derven, Krujë;
5.Besmir Vathi 18 vjeç, banues në Derven, Krujë;
6.Erald Bardhoku 29 vjeç, banues në Derven Krujë;
7.Kujtim (Valentin) Rexhepi (Smykalova)48 vjeç, banues në Fushë- Krujë;
8.Gazmir Gjokea 29 vjeç, banues në Derven Krujë;
9.Nilson Gega 26 vjeç, banues në Derven, Krujë;
10.Gjovalin Gjokea 47 vjeç, banues në Derven, Krujë;
11. Aurel Gjokeja 22 vjeç, banues në Derven, Krujë.
Materiale të sekuestruara
1.3 ton lëndë narkotike kanabis sativa;
2 armë zjarri pistoletë, tip Makarovë;
një armë zjarri tip TT;
2 armë zjarri automatik;
një kallashnikov;
130 fishekë automatiku dhe 11 pistolete;
një automjet Audi - Q 7 me targa AA 066 LD;
një kamionçinë tip Iveko me targa AA 216 DD;
një furgon me targa AA 057 GL;
një Sharoon me targa AA 762 DH;
një makinë Ford Fokus me targa AA 126 FL;
një autoveturë tip BMW me targa AA 747 OL;
telefona celularë.



