
Vladimir Putin ka akuzuar britanikët se e fajësojnë Rusinë për “të gjitha mëkatet të tyre vrastare”, të tilla si akuza nga ndërhyrja ruse në Brexit, helmimi Skripal e deri tek rrëzimi i avionit MH17.
Presidenti rus hodhi poshtë sugjerimet që hakerët rusë kishin ndërhyrë në çështjet e shtetit, duke pretenduar se kjo nuk ishte “në përputhje me politikën tonë”, raporton “The Guardian”, transmeton Periskopi.
“Nëse ata dëshirojnë të prishin marrëdhëniet me Rusinë, ata mund të na fajësojnë për të gjitha mëkatet e tyre dhe aktualisht po ndodh një gjë e tillë”, tha Putin. “Brexit, Katalonja, rasti Skripal, janë lajme të mira – dhe tashmë edhe rrëzimi i aeroplanit”.
Reagimet e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin vijnë pas komenteve nga ministri i Jashtëm i Britanisë, Boris Johnson, lidhur me rrëzimin e avionit MH17.
"Dhe mendoj që mund të dyshojmë se ata që dëshironin që Mbretëria e Bashkuar të largohej nga BE janë agjentë rusë", shtoi ai, duke vënë në dukje se sekretari i jashtëm, Boris Johnson, ishte midis atyre që bënin fushatë të largoheshin nga Bashkimi Evropian.
Putin këto komente i bëri në Formumin Ekonomik Ndërkombëtar të mbajtur në St Petersburg, shkruan "The Guardian".
Për rrëzimin e aeroplanit MH17, Australia dhe Holanda kanë fajësuar Rusinë pasi sipas tyre raketa e cila kishte goditur mjetin ajror i takonte shtetit rus.
Zëdhënësi i Putinit, Dimitri Peskov, hodhi poshtë gjetjet e MH17, duke thënë se Rusia ishte ndaluar të merrte pjesë në hetim dhe nuk u besonte rezultateve të saj.
Ndërkohë, ministri i mbrojtjes i Rusisë tha se raketa me shumë gjasa i erdhi nga shteti i Ukrainës.



