Nga nesër, të shtunën në orën 13:00 deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit, gjithçka do të jetë e mbyllur, njëjtë si në dy fundjavat e shkuara resht.
Kryeministri Edi Rama e ka dhënë këtë njoftim në rrjetin social Facebook, duke thënë se në këtë orar, nga e shtuna dhe gjatë gjithë ditës së dielë deri të hënën në mëngjes, do të jenë të gjithë në shtëpi.
“Nga nesër, e shtunë 13.00, deri të hënën 05.00, njësoj si fundjavën e shkuar, të gjithë në shtëpi”, shkruan Rama në Facebook.
Ndërkohë, Rama pak ditë më parë ka njoftuar lehtësim me pikatore të kufizimeve, vetëm nëse situata do të përmirësohet.
Gjatë kësaj jave, qytetarët janë lejuar të dalin me autorizim për pazar apo nevoja bazike vetëm një orë në fashën nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 13:00.
Ndërsa të moshuarit nuk lejohet të dalin nga shtëpia në asnjë orar. Për të gjitha ata qytetarë që nuk kanë zbatuar këto rregulla janë gjobitur nga ana e policisë.



