Deputeti demokrat Luçiano Boçi i bëri thirrje kolegut të tij Enkelejd Alibeaj që paraqesë një kërkesë në Grupin e Rithemelimit dhe të pranohet në grupin negociator për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Duke folur në MCN Live Boçi tha se nëse kjo ndodh atëherë procesi i bashkimit në PD është i pandalshëm.
Atë pjesë të opozitës që ai e ul në tryezë nuk është opozita e vërtetë. Do s’do Rama sot PD-në e drejton Komisoni i Rithemelimit sepse e kanë vendosur institucionet e PD-së. Nuk ka përjashtim të Alibeajt nga Berisha, ka një vetpërjashtim. Ai ka futur në qendër të procesit veten e tij, me atribute që s’i ka. Jam i gatshëm si negociator që përmes një kërkesë Alibeaj të bëhet pjesë e grupit negociator, pse jo. E kam thirrje për Alibeajn, nëse ai e bën këtë. Bashkimi është proces, bëhet edhe me akte. Jo të flasësh ndryshe dhe të sillesh ndryshe. Do jetë pjesë nëse do e grupit negociator, të dorëzojë kërkesën në Grupin e Rithemelimit. Nëse kjo ndodh procesi i bashkimit është i pandalshëm. Mund të ketë kthim 180 gradë në kursin e përçarjes, dhe klima do jetë tërësisht ndryshe. Do unifikohet grupi parlamentar”.
I pyetur mbi emrin e Visar Zhitit që është lakuar nga disa përfaqësues të grupit Alibeaj, deputeti Boçi dha këtë koment:
Nuk e di çfarë është diskutuar në grupin e vogël. Nuk mund të jap asnjë emër, pavarësisht respektit që kam për z.Zhiti. Jemi në bisedë dhe do dalim edhe me emra”.
Ndërsa kur iu kërkua një mendim për Majlinda Bregun u shpreh:
Tani nga Zhiti kaluam te Bregu, nga Bregu mund të kalojmë të një gjeneral. E saktësova qartazi që roli im si negociator është të mos artikuloj emra. Tallja me zarfat që Rama bëri me deputetët e tij, s’dua të jem pjesë e këtyre bisedave. Shqipëria ka boll personalitete që plotësojnë identikitin e të qenit President. Nëse arrijmë në konkludimin e një emri, do jetë një nga emrat më të mirë”.
Deputeti tha se në PD ka një garë reale për drejtimin e partisë, ndërsa shpjegoi përse Berisha nuk rivalizohet nga një kandidat që del nga Grupi i Rithemelimit.
Platformat do paraqiten nga kandidatët. Kurioziteti do shuhet përgjatë ditëve, ku kandidatët do zhvillojnë takime me bazën. Kjo është garë reale, sepse z.Elezi nuk e pranon dot një garë jo reale. Ka tentuar më përpara por nuk është lejuar. Kërkoni nga Komisioni i Rithemelimit që të ketë kandidat! Personi që bën sfidën del në shesh dhe merr votat e demokratëve. T’ia kërkosh këtë Grupit të Rithemelimit?! Kam thënë që në garë të hyjë z.Basha, nuk mund të bësh harakiri dhe t’i largohesh garës. Nuk ka kandidatë nga grupi i rithemelimit sepse një përballje brenda mund të kuptohet keq, do thonë ka përçarje. Kemi dëgjuar deklarata që kemi 90 për qind mbështetje, 79 për qind! Nëse do isha kundërshtarë i z.Berisha dhe nuk do isha në këtë lëvizje do isha kandidat”.
I pyetur nëse Berisha mund të hetohet lidhur me Gërdecin dhe 21 janarin, Boçi tha:
Çështjet që janë parashkruar dhe ka vendime nuk mund të hetohen. Procedura është e rëndësishme. Procedura e ka mbajtur jashtë deri më tani Ramën, sepse do ishte në burg. Sa bukur di që procedurën ta përdorë për të mbrojtur lëkurën e vet z. Rama”.
Deputeti tha se grupi parlamentar është unik.
Grupin e PD nuk e ndaj, as me Rithemelimin, as me Alibeajn, as me polin e tretë. Është unik grupi parlamentar dhe më vjen keq që ka trysni”.



