KQZ regjistron koalicionin “Shtëpia e Lirisë”, përjashton ish-kryeministrin Berisha

KQZ regjistron koalicionin “Shtëpia e Lirisë”, përjashton ish-kryeministrin Berisha

KQZ ka vendosur të regjistrojë koalicionin “Shtëpia e Lirisë” në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, tha pas debateve mes përfaqësuesve të PD e LSI, se në vlerësimin përfundimtar, vendos që të regjistroj si subjekt koalicionin e partive politike LSI dhe PDK, me emrin “Shtëpia e Lirisë” dhe parti udhëheqëse LSI.

Më tej, Celibashi sqaroi se vlerësimi i KQZ lidhur me këtë kërkesë është: ‘Ne konsiderojmë që, duke arsyetuar dhe pretendimet e përfaqësuesit të PD, së pari për legjitimitetin e kërkesës mbi afatin, ne këtë kërkesë po e shqyrtojmë sot. LSI si parti politike figuron të jetë e regjistruar si subjekt zgjedhor. Po shqyrtojmë një kërkesë të rikonfirmuar edhe nga përfaqësuesi i LSI të interesit të tyre për të pasur një koalicion zgjedhor në zgjedhe. Vlerësoj që kërkesa e subjektit zgjedhor LSI e shqyrtuar sot për të regjistruar një koalicion, ka legjitimitet të plotë dhe mund e duhet të shqyrtohet si kërkesë.

Lidhur me përmbajtjen e pjesën materiale mendoj dhe vlerësoj që ai pretendim qëndron, sa i përket disa aspekteve identifikuese, qoftë politike, por edhe zgjedhore, të këtij koalicioni, vlerësoj se nuk qëndron kërkesa e Logut për ta kthyer për plotësim kërkesën, pasi do të ishim në këtë situatë, nëse do të kishim mungesë të dokumentacionit përkatës. Ne i kemi të gjitha elementet dokumentarë, kemi dhe diçka më shumë, dhe jemi në situatën kur kërkesa në përbërje të saj reflekton konfliktualitet me interesat e ligjshme të një partie tjetër politike. Ndaj, kërkesa për të përfshirë në simbole, sigla apo edhe në thelbin e vet elementë që lidhen me PD nuk mund të pranohen. Nga ana tjetër, ajo çfarë vlen më shumë është diskutimi lidhur me ato elementë që mund të krijojnë konfuzion. Në vlerësimin përfundimtar, unë vendos që të regjistroj si subjekt koalicionin e partive politike LSI dhe PDK, emri i koalicionit është “Shtëpia e Lirisë” dhe partia udhëheqëse është LSI”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy