Sulmi në Nju Jork, Trump i bën thirrje Kongresit t’i japë fund lotarisë amerikane

Sulmi në Nju Jork, Trump i bën thirrje Kongresit t’i japë fund lotarisë amerikane

Presidenti Donald Trump i bëri thirrje Kongresit që t’i japë fund programit të lotarisë amerikane. Ai i bëri komentet pasi tha në Twitter se autori uzbek i sulmit të djeshëm në Nju Jork, kishte ardhur në Shtetet e Bashkuara me një vizë imigracioni të njohur si lotaria amerikane.

“Po filloj sot procesin e eliminimit të Programit të Lotarisë Amerikane. Do t’i kërkoj Kongresit që të fillojë menjëherë punën për t’i dhënë fund këtij programi, Lotaria e Diversitetit tingëllon mirë, por nuk është diçka e mirë. Nuk ka qenë diçka e mirë. Ne kemi qenë kundër”, tha zoti Trump.

Presidenti Donald Trump bëri thirrje për masa imigracioni, mbështetur në një sistem meritash, pasi shkruajti në Twitter se autori i sulmit të djeshëm në Nju Jork, kishte ardhur në Shtetet e Bashkuara me një vizë imigracioni të njohur si lotaria amerikane.

“Ne do t’i japim fund kësaj çmendurie”, u shpreh presidenti, i cili ia atribuoi ekzistencën e programit të Departamentit të Shtetit për lotarinë amerikane, kreut të demokratëve në Senat, Chuck Schumer.

Senatori Schumer luajti një rol të rëndësishëm në hartimin e legjislacionit për programin në vitet 1990. Ai tha të martën me anë të një deklarate, se “gjithmonë kishte besuar dhe vazhdonte të besonte se imigracioni është diçka e mirë për Amerikën”, duke propozuar që zoti Trump të përqendrohej në një “zgjidhje reale” për financimin kundër terrorizmit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy