Policia greke ka zbuluar pak ditë më parë një plantacion me kanabis, kultivuesit e të cilit ishin shqiptarë. Sipërfaqja e mbjellë me bimën narkotike është konstatuar në një zonë malore, ku terreni i thyer bënte të pamundur lëvizjen me makinë, ndërsa erërat e forta pengonin uljen e helikopterit.
Në këto kushte, ata janë detyruar t’i lidhin bimët në dengje dhe t’i transportojnë në shpinë për rreth 5 km rrugë në këmbë.
Plantacioni i zbuluar në zonën e Patras kishte 750 bimë, vlera e të cilave nëse do të arrinin në treg shkon në 1 100 000 euro.
Policia ka arrestuar një 35-vjeçar, ndërsa dy shqiptarë u kontrolluan për të njëjtin rast.
35-vjeçari dhe dy shokët e tij kishin ngritur në pyll një vendstrehim zhvilluar një rrjet prej 200 metrash për të nxjerrë ujin nga një burim i afërt.



