E vërteta e kontratës, MEI: Grekët na trajnojnë për TAP-in

E vërteta e kontratës, MEI: Grekët na trajnojnë për TAP-in

Ministria e Energjisë në negociata një kompani greke për të trajnuar stafin shqiptar për mirëmbjatjen dhe menaxhimin e pjesës së gazsjellësit TAP në Shqipëri. Lajmi bëhet i ditur nga zyra e shtypit e MEI-t.

“Siç është njoftuar edhe publiku përmes medias, në datën 13 Prill është nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi midis kompanisë shtetërore të gazit “Albgaz” dhe kompanisë shtetërore greke të transmetimit të gazit natyror “Desfa, -theksohet në deklaratën e shtypit.

Ky dokument është në vazhdën e përpjekjeve që po bën qeveria shqiptare për të rritur kapacitetet dhe aftësitë e shoqërisë shtetërore të gazit “ALBGAZ” sh.a. për të qenë e aftë që të marrë pjesë në zhvillimin e infrastrukturës së gazit në Shqipëri sikurse parashikohet edhe në Master Planin e Gazit që do të paraqitet së shpejti për miratim në Qeveri.

Njëkohësisht edhe për të qenë e aftë që të konkurrojë për të marrë përsipër punë dhe detyra në kuadër të operimit të projektit të gazsjellësit TAP. Bashkëpunimi me kompaninë shtetërore greke Desfa është krejt i natyrshëm duke marrë për bazë faktin se kompania shtetërore greke ka garantuar tashmë shërbimin e mirëmbajtjes së pjesës së gazsjellësit TAP që shtrihet në Greqi dhe ka një historik e eksperiencë të gjatë në këtë fushë”.

Njoftimi ka disa të pasaktësi, por më kryesorja, “Albgaz” nuk lindi nga hiçi, por ndarja e “Albetrol” që ka traditë shekullore në trajtimin e gazit natyror dhe atij të lëngshëm.  Albgaz Sh.a. është një shoqëri aksionere me 100% të aksioneve të zotëruara nga shteti shqiptar, e themeluar më 5 Janar 2017, sipas vendimit të Asamblesë së Përgjithshme, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave.

Albgaz ka  një fushë veprimi të kombinuar e cila do të kryej të gjitha aktivitetet e nevojshme për të ndërtuar dhe operuar sisteme gazi për transmetimin, shpërndarjen, depozitimin nëntokësor dhe operimin e terminaleve të gazit natyror  të lëngëzuar.

Në kuadër të zhvillimit të sektorit të Gazit Natyror në Shqipëri, Ministria e  Energjisë dhe Industrisë në bashkëpunim me konsulent ndërkombëtarë ka përfunduar Masterplanin e Gazit. “Njëkohësisht, Albgaz është në negociata për bashkëpunim me Operatorin e Pavarur të Transmetimit të Gazit TAP AG në funksion të ofrimit të mundësisë për kryerjen e shërbimit të mirëmbajtjes dhe operimit të rrjetit në territorin shqiptar.

Ky bashkëpunim mund të kurorëzohet pozitivisht nëse përmbushen disa kritere teknike dhe profesionale në një marrdhënie midis dy entiteteve të cilat operojnë në të njëjtën fushë, dhe mund të sjellë një impakt pozitiv në zhvillimet e ardhshme të sektorit të Gazit Natyror.

Këto negociata mes Albgaz dhe TAP janë mundësuar në sajë të rishikimit të marrëveshjes së Shqipërisë si vend pritës dhe konsorciumit, e cila garantoi rritjen e përfitimeve për shtetin shqiptar dhe ku Albgaz është përfitues i drejtpërdrejtë”, garanton ministria. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy