Nusja shqiptare “i vë flakën” atmosferës në dasmën e saj/ Artenida dhe Yassine rrëfejnë historinë e dashurisë që lindi në Gjermani

Nusja shqiptare “i vë flakën” atmosferës në dasmën e saj/ Artenida dhe Yassine rrëfejnë historinë e dashurisë që lindi në Gjermani

Historia e dashurisë mes Artenida Asllanajt, një vajze shqiptare, dhe Yassine Ghachchem, një të riu me prejardhje nga Tunizia, ka bërë bujë në rrjetet sociale. 

Çifti, që u njoh në Gjermani, është tashmë i martuar dhe videot nga dasma e tyre në Shqipëri janë bërë virale për atmosferën plot energji dhe gëzim që solli nusja shqiptare.

E ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, Artenida rrëfeu përvojën e saj dhe mënyrën si arriti të organizonte një dasmë tradicionale shqiptare, por edhe si e bindi familjen të pranonte lidhjen me një të huaj.

Në fillim as nuk e kuptova që isha bërë virale. Më pas pashë videot pranë DJ-së dhe e kuptova që momenti ynë kishte marrë dhenë. Kam shpirt feste dhe më pëlqen kjo gjë, nuk më shqetësojnë komentet, sepse në fund të fundit mora atë që doja. 

Dasma u zhvillua në Shqipëri dhe kishte një atmosferë krejt shqiptare, me muzikë, valle e tradita që u ndërthurën me kulturën tuniziane.

Bëmë një dasmë tradicionale. Kishim të ftuar nga të dy vendet, dhe prindërit e Yassine, që jetojnë në Siçili të Italisë morën pjesë me shumë emocion. Ishte një ditë e paharrueshme. 

Çifti është njohur gjatë punës së tyre në Gjermani, dhe siç tregon nusja, gjithçka nisi në mënyrë spontane megjithatë, rruga drejt pranimit të lidhjes nga familja e saj nuk ka qenë e lehtë.

Një ditë pas punës, më pyeti kush do të dilte me të për një kafe. I thashë ‘po vij’, dhe ashtu nisi gjithçka. 

Në fillim familja ime nuk ishte dakord. Ishte Yassine ai që i ndryshoi mendjen vëllait tim duke i thënë që unë e dua motrën tënde dhe dua ta bëj të lumtur. Më pas arrita të bind edhe prindërit, sidomos mamanë, me të cilën ndaj gjithçka. Nuk ishte e lehtë, por dashuria triumfoi. 

Në muajin dhjetor, shënojmë tre vjet së bashku, duke treguar se dashuria nuk njeh kufij. 

Nga ana e tij, Yassine shprehet se gjithmonë kishte patur një admirim të veçantë për vajzat shqiptare.

E kam dashur gjithmonë një nuse shqiptare.

Më pëlqen mënyra si i doni njerëzit dhe si i respektoni familjarët. Me Artenidën u ndjeva menjëherë mirë, ishte ndjenja që kërkoja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy