U dhunua brutalisht në Shqipëri, ndërron jetë 22-vjeçarja nga Kenia (VIDEO)

U dhunua brutalisht në Shqipëri, ndërron jetë 22-vjeçarja nga Kenia (VIDEO)

22-vjeçarja nga Kenia Joy Ayoko, ka ndërruar sot jetë pas muajsh agoni në spital. Kujtojmë që e reja u dhunua barbarisht në Tiranë në verën e vitit të kaluar. Lajmi i trishtë konfirmohet nga gazetari Besmir Pula, nga një komunikim me përkthyesen e nënës së saj Ruth Abongo, dhe përfaqësues nga ambasada keniane në Romë.

Kujtojmë që Joy la Spitalin e Traumës në Tiranë më 25 janar duke u dërguar në Spitalin Kenyatta në Kenia. Përcjellja e 22-vjeçares nga Spitali i Traumës në Kenia ka qenë një vendim individual i nënës së saj, që është mbështetur nga përfaqësues të ambasadës së Kenias në Romë.

Dy përfaqësues të ambasadës keniane erdhën në vendin tonë, ku patën një takim në Prokurorinë e Tiranës lidhur me hetimet, dhe ndihmuan të ëmën për transportimin e të resë në Kenia.

Sjellim në vëmendje që 22-vjeçarja u dhunua më 14 gusht brutalisht dhe në rrethana të panjohura. Ajo u hodh nga kati i dytë i banesës në rrugën "Pandeli Evangjeli" në Tiranë. E reja qëndroi 4 muaj në Spitalin e Traumës me dëmtime të shumta në trup.

Në pyetje në lidhje me ngjarjen e rëndë janë marrë shoferi i kazinosë ku punonte 22-vjeçarja dhe shoqet e saj. Megjithatë, deri tani nuk ka një përgjigje zyrtare nga institucionet se si ka ndodhur ngjarja dhe kush mund të jenë agresorët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy