Koronavirusi/ Numri i vdekjeve në Itali kalon 1 000, tregjet financiare pësojnë rënie historike

Koronavirusi/ Numri i vdekjeve në Itali kalon 1 000, tregjet financiare pësojnë rënie historike

Sistemet e kujdesit shëndetësor në të gjithë Evropën janë në rrezik "të lartë" për t'u mposhtur nga koronavirusi, paralajmëroi BE-ja.  Numri i vdekjeve në Itali u rrit në 1000, numri i të prekurve i ka kaluar 15 000 dhe tregjet financiare pësuan humbje rekord.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) u ka bëri thirrje vendeve të fillojnë me përparësi të rasteve për të mbrojtur të moshuarit dhe të cenuarit.

"Rreziku i tejkalimit të kapacitetit të sistemit të kujdesit shëndetësor në BE / EEA dhe MB në javët në vijim konsiderohet i lartë."

Në Britani, kryeministri Boris Johnson i kërkoi kujtdo që kishte kollë të qëndronte në shtëpi për shtatë ditë, por e përjashtoi mbylljen e shkollave duke e quajtur "shumë herët" si masë, sepse Mbretëria e Bashkuar ishte "rreth katër javë pas Italisë". 

Edhe pse Britania ka më shumë se 500 raste të konfirmuara, numri i vërtetë i të infektuarve ka të ngjarë të jetë midis 5 000 dhe 10 000. 

"Kjo është kriza më e keqe e shëndetit publik për një gjeneratë", tha Johnson, duke shtuar se numri i vërtetë i rasteve është më i lartë sesa ato të konfirmuara. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy