
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, thotë se delegacioni serb do të jetë në Paris në samitin e ri, pasi “dëshiron të ulë tensionet dhe të përpiqet të krijojë një hapësirë për dialog”.
Brnabiç ka shtuar se nuk sheh të njëjtin angazhim nga pala kosovare.
“Liderëve në Prishtinë nuk u intereson paqja, stabiliteti, shteti i së drejtës”, ka thënë ajo për RTS. “Ne po kërkojmë çdo mundësi për dialog dhe kompromis”, ka thënë ajo, duke shtuar se Serbia është për një të ardhme të ndryshme për njerëzit në Ballkan.



