
Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e të shtunës në Vlorë.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur 38-vjeçari i identifikuar me inicialet E.B nga fshati Kaninë. Ky i fundit është paraqitur në spitalin e Vlorës i plagosur, ndërsa ende nuk dihet se si ndodhi incidenti.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.



