SPAK lëshoi urdhër-arreste për drejtuesin e Policisë Rurgore të Tiranës Roven Zeka, dhe dy zyrtarë të tjerë Edison Tabakun, oficer i Policisë Gjyqësore dhe Sokol Novaku, Shef i Sektorit të Aksidenteve në Tiranë për korrupsion pasiv.
Analistja Anduena Llabani tha në MCN Live se janë gjetur para dhe komunikime te vartësit e shefit të komisariatit, të cilat dyshohet se janë shpërndarë. Gjatë kontrollit drejtorit të qarkullimit rrugor s’i janë gjetur para, dhe nuk dihet nëse ai ka pasur rol në ryshfet apo jo.

“Ajo që është thënë dhe konfirmuar zyrtarisht, bëhet fjalë për një procedim hetimor në lidhje me një aksident. Duke qenë se autorët kanë qenë në përgjim, ka rezultuar se disa punonjës kishin marrë ryshfet, në këmbim të mbylljes së procedimit, të gruas së një biznesmenit. Oficerët e policisë janë ata që kanë kërkuar ryshfetin. Gjatë kontrollit të djeshëm janë gjetur edhe shuma të konsiderueshme parash.
Prova është fakti që janë gjetur komunikime dhe para që janë marrë nga vartësit e shefit të komisariatit dhe janë shpërndarë, mes të cilëve edhe ai vet. Duhet parë kush ka qenë koka dhe kush ka qenë personi që ka marrë ryshfetin. Gjatë kontrollit drejtorit të qarkullimit rrugor s’i janë gjetur para. Kemi edhe prezumimin e pafajësisë, duhet parë roli i tij në ngjarje. Duhet parë kush i ka kërkuar paratë, dhe nëse i ka kërkuar me ndërmjetësimin e drejtorit, apo ai vet”.
Llabani tha se ka dyshime të arsyeshme që shefi i Komisariatit nr.2 mund të ketë pasur kontakte me Altin Morinën, që dyshohet për lidhje të forta me grupe kriminale.
Ajo theksoi se punonjës policie, duke nisur nga shefa komisariatesh janë paguar nga grupet kriminale.
Llabani tha që Ilir Proda e ndjen veten të sulmuar mediatikisht.
“Z.Proda e ndjen veten të sulmuar mediatikisht. Duke bërë edhe lidhjet e tij për emërimet në komisariate. Z. Proda e ka marrë detyrën e kreut të Policisë së Shtetit, në një moment kur SPAK-u flet për një polici të inkriminuar dhe të përfshirë në dosje. Kemi urdhra-arresti që s’janë ekzkeutuar nga ana e gjykatës. Janë emra të larguar nga postet dhe janë në gjendje letargjike. Askush s’merret me drejtues policie që kanë pasur në kontroll lojërat e fatit, shërbimet me telekomunikacionin dhe aktivitete që lidhen me prostitucionin”.
E pyetur me atentatin me katër të plagosur në Lundër, Llabani tha se ka tre pista për këtë ngjarje.
“Janë tre pista hetimi, e para ka të bëjë me të shkuarën kriminale të një nga armiqve të Ervis Martinajt, e shkuara e babait të të ndjerit që u vra në Lezhë. Pjesë e tretë e një piste kryesore, janë elementët kriminalë që banojnë brenda rezidencës që ruhet nga Pelikani Security”.



