KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e Vlorës, Alberto Spiro

KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e Vlorës, Alberto Spiro

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Vlorës, Alberto Spiro.

Çështja u vlerësua nga relatorja Etleda Çiftja, pjesë e trupës së kryesuar nga Brunilda Bekteshi dhe me anëtare Pamela Qirko, gjatë së cilës u vlerësua se gjyqtari Spiro kishte probleme me kriterin e pasurisë.

Gjatë seancës dëgjimore më 7 korrik KPK-ja vërejti mungesë burimesh përsa i përket pasurisë së Spiros. Pasuria e tij ishte pesëfishuar në vitin 2018.

Përkatësisht në vitin 2003 pasuria e tij ishte 3.2 milionë lekë, ndërsa në 2018-ën arrinte vlerën prej 18.4 milionë lekësh.

Relatorja Çiftja vuri në dukje gjatë relatimit se KPK e cilësonte problem faktin që kontratat e lidhura për shtëpinë e gjyqtarit në Gjirokastër ishin me çmime të ndryshme. 

Relatorja po ashtu ngriti dyshime edhe mbi mënyrën se si ishte përfituar apartamenti në Gjirokastër në vitin 1998 dhe burimet e ligjshme për ndërtimin e tij në shumën 26 mijë dollarë.

Albert Spiro e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 si gjyqtar në Gjykatën e Tepelenës. Prej vitit 2006, Spiro e ushtron funksionin në Gjykatën e Rrethit të Vlorës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy