
Edhe në Universitetin e Shkodrës, pedagogët kanë dal në protestë në mbrojtje të kërkesave të tyre.
Korrespondentja e MCN tv nga Shkodra, Bendis Druni, tha se rektorja e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Suzana Golemi ka dalë pro të protestës së pedagogëve.
Golemi ka deklaruar se është në mbrojtje të kërkesave të pedagogëve dhe se nuk do të ketë asnjë masë ndaj pedagogëve protestues.
950 studentë të rinj të regjistruar në sistemin bachelor. Të gjitha degët e hapura. Në total janë rreth 5000 studentë. Trendi i regjistrimeve njësoj si vitin e kaluar.
Jam në mbrojtje të kërkesave të pedagogëve, shpresoj që të arrijmë aty ku duhet me qeverinë. Të lëmë një ditë tjetër bojkotin.
Nuk do të ketë asnjë masë ndaj pedagogëve në protestë, i mbështesim.



